112 vjetori i Pavarësisë, flamuri shqiptar ngrihet në Nju Jork

Kreu i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams ka mbajtur një ceremoni në Boëling Green në Loëer Manhattan për të përkujtuar ditën e 112 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Në faqen zyrtare të bashkisë së Nju Jorku, shkruhet se eventi nxori në pah vlerësimin për diversitetin e qytetin që investon për të ardhmen e tij.

Shqiptarët e vlerësuar gjatë kësaj ceremonie ishin Bera Mjeku, Fadil Berisha dhe Esad Gjonbalaj u nderuan për ndikimin dhe kontributin e tyre në komunitet.

Ndërkohë që të pranishëm ishin sekretari i VATRA-s Dr. Pashko Camaj, ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati, Përfaqësuesja e Përhershme e Shqipërisë në OKB, Suela Janina, Shefi i Misionit të Kosovës në Nju Jork Blerim Reka, Këshilltari i Misionit të Kosovës Fatmir Zajmi, Ambasadorja e Vullnetit të Mirë të Vatrës Emina Çunmulaj Nazarian, Zëvendës Komisioneri i Zyrës së Kryetarit të Bashkisë COS. Çështjet ndërkombëtare Aissata Camara.

Lutja e hapjes u mbajt nga Imam Kukaj nga Qendra Islamike Shqiptaro-Amerikane e Staten Island.

Kryebashkiaku Eric Adams përshëndeti të gjithë duke treguar simbolikën e ngritjes së flamurit shqiptar krah për krah atij amerikan.

Pjesë e programit ishte edhe një shfaqje kërcimi nga Teatri i Baletit Ajkun.

Go to TOP