Kica Xhelili: VV nuk e shpëton veten me sulme ndaj Kushtetueses – Vendimi do të ishte i njëjtë edhe pa Labanin
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar ashpër ndaj kritikave të Vetëvendosjes për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke i quajtur ato “manovra të kota” për të mos respektuar Kushtetutën.
Ajo theksoi se dy nga gjyqtarët që shpallën VV-në shkelëse të Kushtetutës janë zgjedhur gjatë këtij mandati me votat e vetë VV-së, ndërsa të tjerët kanë marrë vendime në të kaluarën që i kanë shkuar në favor kësaj partie, përfshirë edhe votimin e ligjeve të propozuara nga qeveria e saj.
Sipas saj, vendimi i fundit nuk varej nga gjyqtari Radomir Laban, pasi votat ishin 6:1 ose 7:0, duke nënkuptuar se rezultati do të ishte i njëjtë edhe pa të.
“Nuk e lani veten, jo! Qytetarët nuk do t’iu lënë! Ne nuk do t’iu lëmë!”, përfundoi Kica Xhelili. /Kosova.info/
