KFOR-i shton praninë në veri – qytetarët fillojnë të mblidhen

Trupat paqeruajtëse të KFOR-it dhe Policia e Kosovës, janë vendosur para objekteve të Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut

Në këto komuna veriore dhe në të tjerat, sot është paralajmëruar të ketë protestë nga serbët lokalë, në kundërshtim të kryetarëve të sapozgjedhur.

Tashmë kanë filluar të mblidhen qytetarët atje.

Ndryshe të premten, nën asistimin e Policisë së Kosovës, kryetarët e tri komunave veriore, kanë hyrë në objektet komunale. Ata hasën në rezistencë nga protestuesit, të cilët y përplasën me policinë. Situata ishte mjaft e tensionuar, madje pati të shtëna me armë zjarri që vinin nga persona të panjohur.

Por, policia arriti ta shpërndante turmën, dhe t’ua mundësonte kryetarëve të ri të hynin në komunë.

Ndaj kësaj ngjarje ka reaguar SHBA, duke i cilësuar si masa dhune veprimet e autoriteve kosovare.

Go to TOP