Kërkohej nga INTERPOL-i, arrestohet një shtetas i Maqedonisë së Veriut në Prishtinë

Është arrestuar një shtetas i Maqedonisë së Veriut në Kosovë pasi i njëjti ishte në kërkim nga INTERPOL-i.

Sipas policisë, ai u arrestua në Prishtinë dhe më pas me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë / 09.07.2024 – NN. Në bazë të urdhërarrestit ndërkombëtar është arrestuar i kërkuari mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Go to TOP