Policia e kërkoi nga java e kaluar për rrahjen e vajzës, arrestohet një grua në Pejë

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua dje në Pejë, pasi dyshohet që të enjten e javës së kaluar e kishte rrahur vajzën e saj.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Pejë / 04.06.2024 – 22:30. Është identifikuar dhe më pas arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që javë më parë e kishte rrahur vajzën e saj viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Go to TOP