Keqpërdorimi i Fëmijëve: Një dukuri e shëmtuar në qytetet e Kosovës
Në muajin korrik, qytetet e Kosovës janë stërmbushur me lypsarë, duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët dhe vizitorët. Ndërsa konsumon një kafe në një kafene për 30 minuta, të ofrohen më shumë se pesë lypsarë në tavolinë.
Më e keqja e kësaj situate është keqpërdorimi i fëmijëve, të cilët sillen nëpër rrugë gjatë gjithë ditës në temperatura mbi 30 gradë Celsius.
Këta fëmijë vijnë në qytet në mëngjes me minibusë të organizuar nga “bossat” që i keqpërdorin dhe në mbrëmje kthehen me të njëjtit. Këta lypsarë nuk janë një fenomen i ri, por numri i tyre është rritur në mënyrë të ndjeshme, duke ngritur shumë pyetje pa përgjigje. Nga vijnë këta lypsarë? Si arritën të bëhen kaq të shumtë? Kush po i keqpërdor ata?
Një gjë është e sigurt: dikush po i shfrytëzon këta lypsarë për përfitime financiare, duke krijuar një dukuri të shëmtuar në të gjithë Kosovën. Është urgjente që autoritetet të ndërmarrin masa për të hetuar dhe ndaluar këtë keqpërdorim, duke mbrojtur fëmijët dhe duke rikthyer rendin në qytetet tona./F. Elshani- Kosova.Info
