Kelmendi pyet LVV-në: Kush është “Nasufi” i këtij viti, Osmani apo Konjufca?

Gazetari Adriatik Kelmendi ka ngritur një pyetje publike drejtuar Lëvizja VETËVENDOSJE! lidhur me kandidaturat për postin e Presidentit.

Ai ka rikujtuar se para pesë vjetësh LVV kishte kandiduar dy deputetë për këtë post: Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejtën. Ndërsa sivjet, sipas tij, partia “po dëshiron” kandidaturat e Glauk Konjufca dhe sërish të Osmanit.

“Në këtë situatë, cili është në rolin e Nasufit kësaj radhe – Vjosa apo Glauku?”, ka pyetur Kelmendi, duke lënë të hapur interpretimin mbi strategjinë e LVV-së në raport me procesin e zgjedhjes së Presidentit. /Kosova.info/


Go to TOP