Kasami: Autostrada Shkup-Bllacë po bëhet
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka thënë se autostrada Shkup-Bllacë po bëhet pasi tashmë kanë përfunduar aspektet administrative.
“Autostrada Shkup – Bllacë po bëhet! Përfunduan të gjitha procedurat burokratike dhe u hap rruga për fillimin e punimeve në autostradën Shkup – Bllacë. Shkupi me Prishtinën sot janë më afër se kurrë. Koha e demagogjisë shterpe ka mbaruar. Shqiptarët po jetojnë epokën e punës, projekteve dhe zhvillimit. Ta gëzojmë!”, ka shkruar Kasami në Facebook.
