Kaos e dëme të shumta në Prishtinë, Rama del me një apel për qytetarët

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas gjendjes së rëndë në kryeqytet si pasojë e reshjeve të shiut.

Ai u apelon qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi.

Të dashur qytetarë,

Për shkak të shiut të rrëmbyeshëm që ka shkaktuar dëme në kryeqytet 🌧️, ju lutemi qëndroni në shtëpi ose në zona të sigurta nëse jeni jashtë🏠.

Ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca 🚨, si dhe zjarrfikësit 🚒, janë në terren duke punuar pa ndërprerje për të sanuar gjendjen.

Për çdo problem, telefononi në numrat kujdestarë (pa pagesë) 📞 080012233 dhe 080012244.

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca

Lulzim Fushtica /Kosova.info/

Go to TOP