Ndalohen punimet në 13 vendpunishte në Prishtinë dhe Fushë Kosovë

Inspektorati Qendror i Punës njofton se ka ndaluar punimet në 13 vendpunishte në komunat e Prishtinës dhe Fushë Kosovës, pas inspektimeve ku janë evidentuar shkelje të rënda të rregullave të sigurisë dhe shëndetit në punë.

Sipas njoftimit të Inspektoratit, gjatë kontrolleve janë konstatuar parregullsi që paraqisnin rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e punëtorëve.

Për shkak të mungesës së masave të nevojshme mbrojtëse, është marrë vendim për ndërprerjen e menjëhershme të punimeve në këto lokacione, deri në përmirësimin e kushteve dhe eliminimin e shkeljeve të evidentuara.

Inspektorati Qendror i Punës ka bërë thirrje për të gjithë punëdhënësit që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të sigurojnë ambiente të sigurta pune duke theksuar se mbrojtja e jetës dhe shëndetit të punëtorëve mbetet prioritet. /Kosova.info/

Go to TOP