Kanadaja merr një vendim të rëndësishëm për ukrainasit

Kanadaja ka njoftuar të enjten se do të përshpejtojë aplikimet ukrainase për statusin e qëndrimit të përkohshëm dhe të përhershëm me qasje të plotë në programet e punës dhe studimit, si dhe aplikimet për bashkim familjar.

Për aplikimet ukrainase për qëndrim në këtë vend, Kanadaja ka njoftuar se nuk do të ketë asnjë kufizim.

“Kanadaja është e gatshme të mirëpresë ukrainasit që ikin nga lufta e Vladimir Putinit dhe nuk ka asnjë kufi për numrin e aplikimeve që ne do të jemi të gatshëm të pranojmë”, tha Sean Fraser, ministri i imigracionit i Kanadasë, në një konferencë shtypi në Otava.
Kanadaja gjithashtu njoftoi se ka dërguar më shumë dërgesa me ndihma vdekjeprurëse ushtarake në Ukrainë, duke përfshirë raketahedhës.

Go to TOP