Kafeneja që u ndihmon emigrantëve me aftësi të kufizuara

Bjellorusi Alyaksandr Avdevich është themelues i kafenesë Inclusive Barista në Varshavë, e cila u ofron mundësi emigrantëve me aftësi të kufizuara që vijnë nga Bjellorusia dhe Ukraina.

Lokali është pjesë e një projekti më të madh social që Avdevich e ka nisur pas një lëndimi që ia pamundësoi përdorimin e këmbëve.

Pas ikjes nga Bjellorusia mes shtypjeve qeveritare, Avdevich hapi një kafene të re në Poloni, ku ka punësuar bashkëkombësen e tij, Volhan.

Ajo ka thënë për projektin e Radios Evropa e Lirë, Current Time, se ndihet “më e rëndësishme” falë projektit.

Go to TOP