Kadirov thotë se e respekton Vuçiqin si vëlla te madh!

Serbia dhe Rusia janë vende vëllazërore dhe unë e respektoj presidentin Vuçiq si vëlla më të madh, thotë lideri çeçen Ramzan Kadyrov.   Në një intervistë për të përditshmen serbe Telegraf ai tha se e respekton Aleksandar Vuçiqin si vëlla më të madh, i cili ka marrëdhënie vëllazërore me presidentin e tyre Vladimir Putin. “Të gjithë çeçenët e dinë se sa shumë e vlerësoj dhe respektoj Vuçiqin dhe asnjë çeçen i vërtetë nuk do të jetë kurrë kundër tij apo kundër popullit serb. Serbia dhe Rusia janë vende vëllazërore dhe Çeçenia, si pjesë integrale e Rusisë, gjithmonë do t’i mbrojë vëllezërit e saj dhe do të luftojë për ta.  Këtë intervistë e dha një ditë pasi presidenti i Serbisë Vucic spekuloi se një grup çeçenësh dhe çerkezë, katër prej tyre, po qëndronin në veri të Kosovës , duke u përpjekur të ndihmonin Albin Kurtin në gjuetinë e serbëve dhe eliminimin e atyre në zonat serbe.

Go to TOP