Kabashi pasi aderon në LDK: Shtëpia më e madhe politike e shqiptarëve
Gazetari i njohur, Festim Kabashi, ka aderuar sot zyrtarisht në Lidhjen Demokratike të Kosovës duke e cilësuar këtë parti si “shtëpinë më të madhe politike të të gjithë shqiptarëve”.
Pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, Kabashi u shpreh mirënjohës për pritjen e ngrohtë nga drejtuesit dhe strukturat e partisë. Ai tha se vendimi për t’iu bashkuar LDK-së vjen në një moment të rëndësishëm politik për vendin duke theksuar se beson në vizionin dhe programin që kjo parti po ofron për të ardhmen e Kosovës.
“Faleminderit kryetarit Lumir Abdixhiku dhe të gjithë kolegëve e bashkëpunëtorëve të tjerë për pritjen e ngrohtë. Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike, Zoti e bekoftë Kosovën! Na priftë e mbara së bashku!”, u shpreh Kabashi.
Aderimi i tij shihet si një forcim i radhëve të LDK-së në prag të zgjedhjeve të parakohshme të shpallura për 28 dhjetor. /Kosova.info/
