Jeton Raka, kandidati i VV-së për kryetar komune në Kaçanik
Jeton Raka është kandidati i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar komune në Kaçanik.
“Sot, në një takim të rëndësishëm me pjesëmarrjen e kryesisë së Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kaçanik, strukturave organizative të pikave, si dhe në praninë e Kryeministrit Albin Kurti, sekretarit organizativ Alim Rama dhe koordinatorit të qendrave të Lëvizjes, deputetit Zyba, Kryetari i qendrës tonë në Kaçanik dhe zëvendësministri i MPHI-së, Jeton Raka, u nominua si kandidat për zgjedhjet lokale, për zgjedhjet që do t’i fitojë me datë 12 tetor”, thuhet në njoftimin e LVV-së në Facebook.
Aktualisht kryetari i Komunës së Kaçanikut është Besim Ilazi, përfaqësues i Partisë Demokratike të Kosovës. /Kosova.info/
