Jep dorëheqje drejtori i Kopshtit zoologjik – Shkup

Drejtori i Kopshtit zoologjik Shkup, Gjorgji Galetanovski sot në profilin e tij në Facebook kumtoi se jep dorëheqje nga funksioni.

Ai falënderoi për besimin e treguar nga ana e ish-kryetarit të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, si dhe të gjitha mediumet, sponsorët, donatorët, shoqatat për kafshë, e më së shumti, siç theksoi, të punësuarve në Zoo Shkup, me ndihmën e të cilëve arritëm të vijmë një hap drejt anëtarësimit në AEZA (Asociacioni evropian i Zoo dhe akuariume).

“Dëshiroj t’ju njoftoj se sot jap dorëheqje nga vendi i punës drejtor i Zoo Shkup. Gjatë periudhës së kaluar prej tre viteve e gjysmë arritën në mënyrë rekorde ta rrisim vizitueshmërinë, t’i përpunojmë të gjitha projektet që i premtuam, sollën shumë kafshë të reja për herë të parë në vendin tonë, ndërkaq fëmijët u bënë me vend të preferuar për shëtitjet e përditshme. Kopshti zoologjik Shkup u bë institucioni më i vizituar në shtet, e hapëm edhe më të gjelbrin Dino Park me më së shumti dinosaurë në Ballkan me mbi 400 drunj dhe fidane. Arritëm të rregullojmë pjesë të kopshtit të cilat me vite nuk ishin sanuar, i pastruam liqenet pas 13 viteve, e hapëm Bejbi Zoo dhe bëmë vendbanime për flamingot dhe pinguinët sipas standardeve botërore, Organizuam shumë aksione humanitare, ndihmuam çdokund ku mundëm dhe ky ishte satisfakcioni më i madh për sukses”, theksoi Galetanov.

Ai theksoi se Zoo Shkup u bë kopshti i parë zoologjik i digjitalizuar në Ballkan, me aplikacion të vetin dhe shitje onlajn të biletave.

“Shpresoj se kopshti zoologjik do të vazhdojë të rritet dhe të bëhen projekte të reja me të cilat do të vazhdohet suksesi i këtij institucioni. Unë sot kthehem në rrugë, i kapshëm në çdo kohë për të kontribuuar për të ardhme më të mirë të shtetit dhe të rinjve. Ju falënderoj nga zemra”, theksoi Galetanovski.

Go to TOP