Nesër mbahet diskutimi publik për projektligjin për Financimin e Partive Politike

Mëngjesin e së martës do të mbahet diskutimi publik për projektligjin për Financimin e Partive Politike.

Kështu kanë bërë të ditur përmes një komunikate për medie nga Zyra e Kryeministrit.

“Marrë parasysh rëndësinë e këtij projektligji dhe dështimin e hyrjes në fuqi të të njëjtit për vite me radhë në mungesë të konsensusit politik, Zyra e Kryeministrit e Republikës së Kosovës e sheh të domosdoshëm diskutimin me partitë politike, në qëllim të arritjes së pajtueshmërisë rreth çështjeve esenciale të rregulluara brenda projektligjit, e me synim të fundit miratimin sa më të shpejtë të tij brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Me datën 14 dhjetor 2021, organizohet diskutimi publik për projektligjin për Financimin e Partive Politike në ndërtesën e Qeverisë, në ora 9:00.

Go to TOP