Basha sulmon mediat: Kanë dezinformuar, paguhen nga krimi

Në konferencëne sotme Lulzim Basha ka sulmuar mediat si Klan dhe Syri Tv, se i kanë dhënë hapsirë mediatike Sali Berishës dhe se kanë dezinformuar publikun për ngjarjet në PD.

Në nerva e sipër, Basha urdhëroi që gazetares së SYRI-t t’i merrej mikrofoni në mënyrë që të mos bënte më pyetje bezdisëse për të.

Zvogëloni madhësinë e stomakut gjatë natës me një truk të thjesh
“Kryetari i PD nuk merret me bravat. Ndoshta se SYRI merret Sali Berisha me bravat. Një gazetare klasi siç je ti që vendos në vështirësi Edi Ramën, mua, Sali Berishën, si mund të pranosh të bësh pyetje për bravat.

Te SYRI një në 10 lajme është lajm. 9 nga 10 lajme janë të rreme te Syri Tv dhe Syri.net. Kur kjo tollovi të marrë fund do të clirohet edhe SYRI e gazetarët e nderuar të SYRIT të cilët i përshëndes sepse e di që janë në stres. Me disa prej tyre kam komunikuar personalisht, ju jap kurajo, e di që jeni për bukën e gojës. Por kur kjo të marrë fund, as ju, as gazetarët e mediave të tjerë skëllevër të pronarëve tuaj, por do të jeni gazetarë me statusin e gazetarit të garantuar nga qeveria e PD.

Ka qëndrime zyrtare të PD duke parashikuar që ‘Trekëndëshi i Bermudës’ do të ndërtonte skenarë të tillë, ku i është bërë e qartë autoriteteve që kanë për detyrë të mbrojnë rendin, se PD as kërkon dhe as pranon që as edhe një polic i vetëm, e jo më instrumente të veccanta që i kanë kundër meje, të vendoset mes demokratëve”, tha deputeti Basha.

Ndërsa për TV Klan u shpreh se një kompani që ndërton skenat e Televizionit ka shkuar për të ndërtuar skenën e Kuvendit të Berishës te Air Albania, dhe pagesat e tyre bëhen me para të vjedhura dhe tendera.

Ka 3 muaj që Edi Rama bredh i qetë me tubin e oksigjenit me vete. Një pjesë e mediave janë pjesë e një konglomerati, të varura nga oligrakia që të mos dalin të vërtetat e qeverisë dhe zyrtarëve të saj. Gjylameti i thotë Alibejt deri me 11 do jesh këtu ku burri i Blerina Gjylameti së bashku me nje kompani italianë me TV Klan kanë sjellë atë skenë në “Arenën e Hajnisë”. Këta kujtojnë se janë ata që kanë qenë dhe ne jemi fëmijë që i shkojmë pas sicc kemi bërë dikur. Nuk jam unë 17 vjecc . Ne jemi PD, ti je e shkuara dhe ti zgjodhe ta mbyllje me turp”– tha Basha ndër të tjera.

Go to TOP