Show Biz

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck shijojnë momente romantike në publik, gjatë një dalje në qytetin e New York-ut

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck ndanë pak momente romantike në publik ndërsa dolën të dielën (26 shtator), në qytetin e New York-ut, pas deklaratës së saj se ajo kishte “dashuri në tru” në koncertin e saj të fundit.

Bukuroshja 52-vjeçare veshi një fustan të gjelbër me të kaltër, të kombinuar me një pallto me të njëjtën ngjyrë, teksa shëtisnin në Madison Square Park, shkruan DailyMail.

Ylli i “Hustlers” flokët ngjyrë kafe i la të lira prapa supeve, dhe vendosi syze dielli dhe vathë në daljen e ditës me aktorin, 49 vjeç.

Affleck veshi një pallto gri mbi një këmishë me jakë blu, xhinse dhe çizme të zeza.

Foto: BackGrid

Çifti i ribashkuar u panë të kapur për dore dhe duke u puthur teksa shijonin ditën e vjeshtës në qytetin amerikan.

Foto: BackGrid

Ndërkohë, kjo dalje vjen pasi J.Lo të shtunën performojë në “Global Citizen Live” që u mbajt në Central Park të New York-ut.

Foto: BackGrid

Lopez dhe Affleck në fillim të këtij muaji dolën në tapetin e kuq për herë të parë që nga lidhja e tyre e mëparshme nga viti 2002 deri në vitin 2004. Ata u panë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venecia për debutimin e filmit të tij të fundit, ”The Last Duel”.

Dyshja filluan romancën në prill të këtij viti, pas ndarjes së këngëtares nga i fejuari, Alex Rodriguez.