Do lërë ‘Për’puthen’ për “Big Brother Albania VIP”?! Arjan Konomi opinionisti më pretendet i këtij edicioni!

Edhe pak javë kanë mbetur nga transmetimi i “Big Brother Vip” në ekranin e Top Channel.

Prej kohësh publiku është bërë kurioz që të dijë se kush do të jenë personazhet e njohur të ekranit, që do të bëhen pjesë e reality show-t.

Deri tani dihet vetëm që moderatorja e tij do të jetë Arbana Osmani dhe emra personazhesh të njohur që pretendohen se janë pjesë e listës së banorëve, si: Sheila Haxhiraj, Semi Jaupaj, Ema Andrea, Arjola Demiri, Andi Artani, Romeo Veshaj, Arjola Demiri apo Anxhela Peristeri.

Mirëpo kureshtje të madhe ka edhe roli i opinionistëve dhe kush do të jenë ata.

Disa burime bëjnë me dije se Arjan Konomi diskutohet më shumë për të qenë pjëse e BBAVIP në këtë edicion të parë ndryshe ku në vëmendjen e të gjithëve do jenë personazhet VIP brenda shtëpisë.

Go to TOP