Jehona Gashi zyrtarizon kandidaturën për Asamblenë Komunale të Klinës nga radhët e LDK-së
Jehona Gashi ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e saj për Asamblenë Komunale të Klinës në zgjedhjet e 12 tetorit duke garuar nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Në nismën e përbashkët të udhëhequr nga Arben Limanaj, kryetar i degës së LDK-së në Klinë, Gashi u shpreh se është pjesë e një ekipi që nuk premton shumë, por vepron me përkushtim për të mirën e qytetarëve.
“Jam pjesë e këtij ekipi me zërin e vlerave rugoviste dhe vendosmërinë për të qenë pranë qytetarëve. Pa premtime të mëdha, për ata që më njohin e dinë se përballë padrejtësive jam e zhurmshme, dhe e tillë do mbetem,” deklaroi ajo.
Jehona Gashi do të garojë me numrin 12 në listën e kandidatëve të LDK-së për Asamblenë Komunale të Klinës. /Kosova.info/
