Java e ardhshme me mot të qëndrueshëm, kushte të favorshme për bujqësinë

Gjatë javës së ardhshme në vend parashihet të mbajë mot kryesisht i qëndrueshëm, me alternim të intervaleve me diell dhe vranësirave të shpërndara. Sipas parashikimeve, vetëm të premten vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1°C deri në 8°C, ku vlerat më të ulëta priten në viset malore, ndërsa maksimalet do të sillen nga 18°C deri në 25°C. Era do të fryjë kryesisht e lehtë deri mesatare nga drejtimet veriore dhe veriperëndimore.

Këto kushte meteorologjike vlerësohen të favorshme për zhvillimin e kulturave bujqësore. Temperaturat në rritje dhe rrezatimi diellor pritet të ndikojnë pozitivisht në proceset vegjetative duke stimuluar rritjen dhe zhvillimin e bimëve pranverore.

Po ashtu, lagështia në tokë mbetet në nivele të kënaqshme si rezultat i reshjeve të mëparshme duke krijuar kushte të mira për mbirje dhe zhvillim të kulturave të sapombjella.

Megjithatë, fermerëve u rekomandohet kujdes i shtuar në fillim të javës, sidomos në zonat malore dhe vendet e ulëta, për shkak të temperaturave të ulëta minimale dhe mundësisë së ngricave të vona. Në përgjithësi, java pritet të jetë e përshtatshme për zhvillimin normal të bimëve dhe realizimin e aktiviteteve agroteknike në terren. /Kosova.info/

Komuna (Qyteti)04.05..202605.05.2026
Temp. Min.0C  Temp. Max 0CTemp. Min.0C      Temp. Max.0C
Prishtinë121223
Pejë121223
Prizren222324
Gjakovë222424
Istog222324
Junik121323
Dragash-118121
Ferizaj120222
Gjilan120222
Kamenicë122223
Besianë121222
Mitrovicë121322
Malishevë222323

Go to TOP