Jashari: VV po tenton të imponojë kryetarin e Kuvendit pa kompromis

Sala Jashari, deputete e PDK-së dhe bashkëkryesuese e seancës konstitutive, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për sjelljen e saj si fituese absolute, duke tentuar të imponojë një kandidaturë të vetme për kryetar të Kuvendit.

Jashari theksoi se sistemi parlamentar bazohet në kompromis dhe bashkëpunim, dhe kjo qasje e VV-së nuk përbën një marrëveshje të tillë.

“Qytetarët e Kosovës meritojnë një Kuvend funksional. VV sillet sikur ka më shumë se 50% të ulëseve dhe po mundohet të imponojë vetëm një kandidat për kryetar, në mënyrë të fshehtë dhe arbitrare. Kjo nuk është kompromis,” tha Jashari, duke bërë thirrje për dialog dhe zgjidhje.


Go to TOP