Jashari thotë se dënimi i Sali Mustafës është absurd

Ish-kryetarja e Partisë Socialdemokrate, Kaqusha Jashari, e ka komentuar dënimin e Sali Mustafës nga Gjykata Speciale me 26 vjet burgim.

Ajo tha është befasuar me dënimin e dhënë, duke e cilësuar absurd.

Ndërkaq, tha se Gjykata Speciale ka bërë mirë që nuk e ka gjykuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por veprimet individuale.

“Unë jam befasuar. Mirë është që ka dalë që është gjykatë, e cila nuk e gjykon Ushtrinë Çlirimtare, por vetëm veprimet individuale, por prapë po më duket absurde”, ka thënë Jashari në Info Magazinë, njofton Klankosova.tv.

Sipas saj, institucionet e Kosovës kanë bërë gabim që nuk janë marrë me kohë me kapjen e kriminelëve të luftës.

“Mendoj që kanë bërë gabim që nuk kanë vepruar tanët për kapjen e kriminelëve të luftës, jemi vonuar për shumëçka dhe na kanë zënë që tash Gjykata Special për të qenë vetëm, për një etnitet është absurd”, ka shtuar ajo.

Go to TOP