Jada Pinkett Smith tregohet e sinqertë për betejat në jetën e saj seksuale me burrin Will Smith

Jada Pinkett Smith ka folur për jetën seksuale me burrin e saj Will Smith.

Së fundmi, aktorja 50 vjeçare rrëfeu vështirësitë e mbajtjes së një jetë të mirë seksuale me bashkëshortin, pas gati 24 vjetësh martesë.

“Është e vështirë”, tha Jada.

“Gjëja për të cilën Will dhe unë flasim shumë është udhëtimi. Ne e filluam këtë në një moshë shumë të re. Unë mendoj se partneri duhet të dijë se për çfarë keni nevojë, veçanërisht kur bëhet fjalë për seksin”.

Jada dhe Will, 53, u martuan në vitin 1997 dhe kanë dy fëmijë, djalin Jaden, 23 vjeç dhe vajzën Willow, 20. Will është gjithashtu baba i djalit Trey, 28 vjeç, nga një lidhje e mëparshme.

Jada po ashtu tha se ende e ka “të pakëndshme” të shprehë dëshirat e saj në dhomën e gjumit.

“Më thuaj çfarë të duhet, më thuaj çfarë dëshiron, dhe mbi të, e di që duhet të jem e përgjegjshme për të bërë të njëjtën gjë. Unë vërtet përpiqem ta bëj këtë. Është e pakëndshme, por është thellësisht e shëndetshme”, tha Jada.

Go to TOP