Kosova

Zemaj: Do të fitojmë në të gjitha komunat që jemi në balotazh, përfshirë edhe kryeqytetin

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një intervistë për EO ka thënë se LDK-ja pretendon që t’i fitojë të gjitha ato komuna që kjo parti është në balotazh.

Tutje, Zemaj tha se besimi që i ka ofruar diaspora një subjekti politik siç është VV-ja ka rezultuar më shumë mashtrim.

Deputeti Zemaj, po ashtu tha se do të fitojnë edhe kryeqytetin.

“LDK pretendon që t’i fitojë të gjitha ato komuna që ka arritur rezultate të kënaqshme që është balotazhi pavarësisht atyre që i ka kaluar në raundin e parë. Të gjitha që kanë hyrë në balotazh dhe në shumicën është e para dhe do të mbetet ashtu”.

“Votat e diasporës kanë treguar që dalë ngadalë edhe puna dhe përkushtimi dhe pasqyra e një qeverie popullsite është parë që edhe diaspora një besim që i ka ofruar një subjekti politik fatkeqësisht ka rezultuar më shumë mashtrim dhe për këtë arsye nuk po shohin asnjë rezultat”.

“Andaj në këtë periudhë të shkurtër është shumë pozitive që jo vetëm por edhe për subjekte tjera është rritur besimi në raport me mërgatën tonë. Do të fitojmë në të gjitha komunat që hyjmë në balotazh përfshirë edhe kryeqytetin”.

Shfaq më shumë
//ashoupsu.com/4/3473483