Izraeli thotë se Irani duhet të ndalet para se të jetë vonë

Përmes një postimi në platformën “X”, Ministria e Punëve të Jashtme e Shtetit të Izraelit thekson se Irani duhet të ndalet para se të jetë vonë.

“Më 14 prill, regjimi iranian lëshoi 300 raketa balistike, UAV dhe raketa lundrimi në drejtim të Izraelit. Raketat iraniane kanë një rreze veprimi deri në 3000 km, që mund të arrijnë deri në Evropë. Sulmi i fundit i regjimit iranian ndaj Izraelit është vetëm një paralajmërim se çfarë mund të presë Evropa nëse bota nuk e ndalon Iranin. Ndalojeni Iranin, para se të jetë tepër vonë. #StopIran”, thuhet në postimin e MPJ të Izraelit.

Go to TOP