Izraeli mirëpret vendimin për shpalljen e IRGC-së organizatë terroriste
Shteti i Izraelit ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për shpalljen e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) si organizatë terroriste, duke e vlerësuar si një hap në luftën kundër terrorizmit.
Qeveria e Kosovës ka vendosur që Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) të shpallet organizatë terroriste, në një mbledhje të mbajtur të hënën në Prishtinë.
Ky vendim është mirëpritur nga Izraeli.
Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit, përmes një postimi në Facebook, ka deklaruar:
“Ne e mirëpresim njoftimin e Republikës së Kosovës për shpalljen e IRGC-së si organizatë terroriste. Bota duhet të bashkohet në luftën kundër regjimit terrorist të Iranit.”
