Iu ngatërruan flokët pas një makinerie në një fabrikë – humb jetën tragjikisht 21-vjeçarja shtatzënë në Bjellorusi

Një grua 21-vjeçare në Bjellorusi vdiq pas një incidenti tragjik gjatë një interviste pune në një fabrikë; besohet se një pjesë e kokës së saj u këput kur flokët iu ngatërruan pas një makine.

Sipas medieve të huaja, Umida Nazarova, e cila ishte shtatë javë shtatzënë, po aplikonte për një punë në fabrikën Svarmet në Borisov që prodhon tela saldimi dhe elektroda.

Derisa po e prezantonin nëpër objekt, flokët e saj u mbërthyen në një nga makineritë industriale.

Skena ku u vra Umida Nazarova

“Flokët e saj u mbështollën rreth qafës dhe u tërhoq në mekanizëm”, tha nëna e saj, Olga. “Nëse skalpi i saj nuk do t’i ishte shqyer, ajo do të ishte mbytur atje dhe më pas nga flokët e saj”.

Pavarësisht se u lirua nga konstruksioni, Nazarova thuhet se nuk e rifitoi kurrë vetëdijen dhe vdiq nga plagët e saj.

“Ata morën dy jetë, ajo ishte shtatë javë shtatzënë. Ata e panë që ajo kishte flokë të gjatë, pse nuk i dhanë diçka për t’i mbuluar ato”, tha babai i saj, Dmitry.

Komiteti Hetimor i Bjellorusisë tha se një punonjëse e fabrikës, e cila po i tregonte Nazarovës se si funksionin pajisjet, ndaloi për të bërë një regjistër.

“Kur ktheu kokën, ajo pa gruan tashmë të shtrirë në dysheme pa ndjenja. Flokët e saj ishin ngatërruar në makinë”, tha komiteti. 

Go to TOP