Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia nis hetimet

Një ngjarje e rëndë është raportuar ditën e sotme në Elbasan. Sipas njoftimit të Policisë është gjetur i vdekur një 65-vjeçar.

Njoftimi i plotë:

Më datë 03.02.2022, rreth orës 11:50, në lagjen “Dyli Haxhire” Elbasan, ka gjetur vdekjen pranë banesës së tij, shtetasi Xh. B., 65 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Go to TOP