Islam Visoka: Pas stërvitjeve në Tiranë, Adem Jashari mori me vete armatim
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, Islam Visoka, ka thënë se pas stërvitjeve në Tiranë, komandanti legjendar Adem Jashari, ka marrë me vete edhe armatim.
Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka treguar se kur policia serbe kanë shkuar që ta arrestojnë Jasharin, ky i fundit nuk është dorëzuar dhe ka luftuar me atë armatim që e ka sjellë me vete nga Shqipëria.
“Nga grupi i dytë ka pasur të arrestuar 6-7 vetë, i kanë marrë nëse nuk gaboj nga 6-7 vjet, nga 5 i kanë mbajtur. Ka qenë Shkëlzen Gjonaj, Sami Tahiraj, Adem Gajtani, Agim Bajrami. Kur arrestohen ky grupi i dytë, policia shkon ta arrestojë Adem Jasharin dhe aty kthehet pushka dhe prej atëherë, ka qenë fundi i vitit 1991 dhe më nuk është dorëzuar Adem Jashari. Ua kthen pushkën me ato armë që kishte pruar vetë nga Shqipëria”, ka thënë ai.
“Ka marrë municion sa ka mundur të bartë, aty kanë qenë 33 vetë, të prirë kanë qenë nga Sali Çeku sepse ai e ka njohur atë teren andej, ai iu ka prirë”, ka shtuar ai.
Sipas tij, Çeku përmendet shumë pak, por ai ishte njeri shumë i madh që ka kontribuar jashtëzakonisht shumë.