Ish-zyrtarja Alda Klosi transferohet nga spitali drejt paraburgimit

Ish-zyrtarja e Kryeministrisë, Alda Klosi, e cila u arrestua për fshehje të pasurisë, është transferuar ditën e sotme nga spitali i QSUT-së, në paraburgim.

Mësohet se transferimi i ish-zyrtares, ndaj të cilës Gjykata caktoi para dy ditësh masën “arrest me burg” është kryer rreth orës 15:00. Mësohet se Alda Klosi është transferuar në burgun e grave 325 te “Ali Demi”, institucion ku qëndron dhe pastruesja që ishte punësuar në banesën e saj, Rozeta Dobi.

42-vjeçarja është vendosur në dhomën e observimit të paraburgimit ku do qëndrojë 5 deri në 10 ditë dhe më pas do të kalojë në dhomë paraburgimi.

Klosi akuzohet për veprat penale; “pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “deklarim të rremë para oficerit të Policisë Gjyqësore”.

Ishte pastruesja Rozeta Dobi që deklaroi se jo vetëm 120 mijë eurot që thotë Klosi, por edhe mbi 400 mijë të tjerat ia dha zyrtarja për t’i fshehur.

Kjo dhe dëshmia kontradiktore e vëllait, arrestuan ish-shefen e kabinetit të Arben Ahmetajt.

Go to TOP