Ish-deputetja e VV-së e përkrah Vjosa Osmanin për presidente: Kosova ka nevojë për të përsëri
Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi- Goodman, i ka dhënë mbështetjen Vjosa Osmanit për një mandat të dytë të presidentes.
Krasniqi- Goodman me anë të një postimi në ‘Facevbook’ ka thënë se Kosova ka nevojë për Osmanin sërish.
“Vota ime më krenare ishte në vitin 2021. Kosova ka nevojë për Vjosa Osmanin përsëri”, ka shkruar ajo. /Kosova.info/
