Ish-deputeti i LDK-së jep një propozim interesant – ja kush duhet të jetë presidenti i ardhshëm

Ish-deputeti i LDK-së, Bardhyl Meta, në një postim të fundit, ka propozuar Dr. Prof. Muhamedin Kullashin si kandidat për President të Kosovës. Meta thekson se Kosova ka pasur presidentë me kritere të larta intelektuale dhe akademike dhe se kjo duhet të ruhet duke paralajmëruar kundër kthimit të “rrotës historike prapa”.

Ai nënvizon arritjet e Prof. Kullashit: ligjërime në Universitetin e Parisit 8 që nga viti 1992, themelim i Komitetit të Kosovës në Paris pranë revistës Esprit, ambasador i Kosovës në Francë (2008–2016), si dhe anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve dhe i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Meta shprehet se Kosova ka nevojë për një president me profil të lartë akademik dhe intelektual dhe përfundon me një apel për të rikthyer nivelin e “hamendësimeve” në standarde më të larta. /Kosova.info/


Go to TOP