Interi merr fitoren e parë në ‘Champions’  

Interi ka fituar ndaj Crvena Zvedas me rezultat 4-0, duke arritur fitoren e parë në Ligën e Kampionëve. 

Pasi kishte barazuar në ndeshjen e parë, zikaltërit e nisën furishëm takimin për të marr fitoren. 

Hakan Calhanoglu hapi ndeshjen me një gol të shënuar në minutën e 11-të për 1-0. 

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa me të filluar e dyta, erdhi edhe goli i dytë. 

Marko Arnautovic përfitoi nga një asistim i Medih Taremit për të shënuar për 2-0. 

Image

Në minutën e 71-të ishte radha e Lautaro Martinez për të shënuar, i cili gjeti rrjetën për 3-0. 

Pastaj në minutën e 81-të, Interi fitoi penallti, ku nga pika e bardhë i saktë doli të jetë Taremi për 4-0. 

Image

Deri në fund nuk kishte gola të tjerë dhe Interi arriti fitoren e parë në edicionin e ri dhe të ndryshuar të Ligës së Kampionëve.

Standings provided by Sofascore
Go to TOP