Kurti: Të shqetësuar për sulmin e sotëm me raketa nga Irani ndaj Izraelit
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur i shqetësuar për sulmin e sotëm me raketa nga Irani ndaj Izraelit, në të cilin u lëshuan rreth 200 raketa.
Ai ka thënë se Kosova bashkohet me qeveritë e tjera në dënimin e këtij agresioni.
“Ne jemi thellësisht të shqetësuar për sulmin e sotëm me raketa nga Irani ndaj Izraelit, në të cilin u lëshuan rreth 200 raketa, dhe bashkohemi me qeveritë e tjera në dënimin e këtij agresioni”, ka shkruar Kurti në platformën “X”.
Tutje Kurti ka thënë se një vit pas sulmeve terroriste të Hamasit të 7 tetorit, rritja e vazhdueshme e dhunës është alarmante.
“Ne mbështesim të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten dhe të gjitha përpjekjet për të arritur një armëpushim të menjëhershëm”, ka shkruar Kurti. /Kosova.info/
We are deeply concerned about today's missile attack by Iran on Israel, in which around 200 missiles were launched, and join other governments in condemning this aggression. A year after the October 7th Hamas terrorist attacks, the ongoing rise in violence is alarming. We support…
— Albin Kurti (@albinkurti) October 1, 2024