Inspektorati largon veturat e braktisura nga hapësirat publike në Prishtinë

Inspektorati i Prishtinës ka nisur një aksion për largimin e veturave të braktisura nga hapësirat publike në kryeqytet.

“Ky aksion është pjesë e vizionit të kryetarit Përparim Rama për lirimin e hapësirave publike dhe parkingjeve, duke krijuar kushte më të mira për qytetarët dhe banorët e Prishtinës”, thuhet në njoftimin e komunës.

Me këtë iniciativë, Inspektorati thotë synohet të përmirësohet cilësia e jetës në qytet, duke eliminuar veturat e fjetura që zënë hapësirat e rëndësishme dhe ndotin ambientin urban.

Sipas komunës ky hap tregon angazhimin e institucioneve për një Prishtinë më të pastër dhe të organizuar. /Kosova.info/

Go to TOP