Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore me qëllim të marrjes së masave proaktive dhe verifikimin e informatave në terren ka hartuar një plan operativ në funksion të Inspektimit të Salloneve të Masazheve, plan i cili është realizuar në bashkëpunim dhe mbështetje të Inspektoreve nga MINT, ATK-së dhe Inspektorët e punës.
Me datë 07.12.2022, Plani Operativ i koduar “Masazh- Dhjetori -2022”, është realizuar në nivel vendi dhe ka përfunduar me sukses të plotë.
Aktivitetet parandaluese dhe rezultatet e këtij operacioni gjeni në vijim të përmbledhura në formë tabelare:
Lokale të Inspektuara (53) gjithsej, | ||
Prej tyre 44 lokale janë mbyllur nga Inspektorët, si dhe janë shqiptuar gjoba për parregullsitë e evidentuara. | ||
Persona të LEGJITIMUAR | Meshkuj | 29 |
Femra | 116 | |
Shtetase të AL-së | 15 | TOTALI : 145 |
Shtetase të Tajlandës | 09 | |
Shtetase e Rumanisë | 01 | |
Shtetase të RKS-së | 120 | |
Shtetasit/et e huaja në mungese të paraqitjes së lejes së qëndrimit në bashkëpunim me Drejtorinë për Migrim dhe Huaj do të trajtohen në bazë të ligjit për te huaj . |
