Koreanët e Jugut do të bëhen më të rinj pasi u anulua mënyra tradicionale e numërimit të moshës

Koreja e Jugut miratoi sot ligje për të hequr metodën tradicionale të numërimit të moshave dhe për të miratuar standardin ndërkombëtar – një ndryshim që do t’i bëjë qytetarët e tyre një ose dy vjet më të rinj në dokumentet zyrtare.

Koreanët konsiderohen të jenë një vjeç kur lindin dhe nga një vit i shtohet çdo 1 janar. Kjo është mosha që përmendet më shpesh në jetën e përditshme.

Ekziston edhe një sistem i veçantë për qëllime rekrutimi ose për llogaritjen e moshës ligjore për të pirë alkool dhe duhan, në të cilin mosha e një personi llogaritet nga zero në lindje dhe një vit shtohet më 1 janar.

Megjithatë, që nga fillimi i viteve 1960, Koreja e Jugut ka përdorur për dokumente mjekësore dhe ligjore normën ndërkombëtare të llogaritjes nga zero në lindje dhe shtimit të një viti në çdo ditëlindje.

Gama konfuze e sistemeve do të zhduket – të paktën në dokumentet zyrtare – kur ligjet e reja që përcaktojnë përdorimin e vetëm metodës ndërkombëtare të numërimit të moshave të hyjnë në fuqi në qershor 2023.

“Rishikimi synon të reduktojë kostot e panevojshme socio-ekonomike sepse mosmarrëveshjet ligjore dhe sociale si dhe konfuzioni vazhdojnë për shkak të mënyrave të ndryshme të llogaritjes së moshës”, i tha parlamentit Yoo Sang-bum i Partisë Pushteti Popullor në pushtet.

Jeong Da-eun, një punonjëse zyre 29-vjeçare, është e lumtur për ndryshimin, duke thënë se asaj i është dashur gjithmonë të mendojë dy herë kur është pyetur jashtë shtetit për moshën e saj.

“Mbaj mend që të huajt më shikonin me mëdyshje, sepse mu desh kaq shumë kohë që të kthehesha me një përgjigje se sa vjeç isha. Kush nuk do të mirëpriste të bëhej një apo dy vjet më i ri?” shtoi ajo.

Go to TOP