Driver Booster - Download Free for Windows 11, 10, 8, 7

Driver Booster: Free updater for Windows 11/10. Renew drivers for graphics, USB, audio, screen, network, printer, and mouse efficiently.!
Get it now for FREE !

Driver Booster Driver Booster Download

Iniciohet procedurë gjyqësore ndaj tre operatorëve ekonomik në Ferizaj, mashtruan për peshën e produkteve

Inspektorati i Tregut ka iniciuar procedurë gjyqësore ndaj tre operatorëve ekonomik në Ferizaj, pasi mashtruan konsumatorët me peshën e disa produkteve esenciale.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në një postim në Facebook shkruan se Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut nga MINT ka realizuar inspektime tek tre operatorë ekonomik në Ferizaj për verifikimin e peshës së disa prej artikujve esencial.

“Gjatë këtyre inspektimeve, Inspektorët e Tregut në bashkëpunim me zyrtarët e Metrologjisë, pas marrjes së mostrave, kanë konstatuar se disa prej produkteve të miellit dhe sheqerit nuk e kanë peshën e deklaruar sikurse në ambalazh.

Si rrjedhojë, ndaj subjekteve ekonomike janë iniciuar procedurat gjyqësore sipas ligjit në fuqi dhe të njëjtave u është kërkuar që t’i ndërmarrin veprimet e nevojshme për t’i eliminuar këto parregullsi”, thuhet në njoftim.

MINT thekson më tej se për çdo ditë po vazhdon aksionet në terren për mbikëqyrjen e tregut dhe luftimin e informalitetit, duke siguruar garantimin e ligjshmërisë në tregtimin e mallrave në tregun e Kosovës.

Go to TOP