Inaugurohet objekti i ri për përpunim të frutave dhe perimeve nga agrobiznesi “Remzije Berisha B.I”

Nesër duke filluar nga ora 14:00 nesër (30 shtator 2021) në Prugovc të Komunës së Prishtinës, do të inaugurohet objekti i ri për përpunim të frutave dhe perimeve nga agrobiznesi „Remzije Berisha B.I.”.  

Objekti i ri për këtë agrobiznes u bë i mundshëm falë bashkëpunimit të Komunës së Prishtinës me Agjencinë Austriake për Zhvillim (ADA) dhe organizatës Caritas, përmes projektit SIRED.

Ky agrobiznes, i udhëhequr nga Remzije Berisha, ka hyrë partneritet me projektin SIRED, për të mundësuar ndërtimin e një objekti të ri pune për përpunimin frutave dhe perimeve vendore. Produktet përfshijnë specat, trangujt, karrotat dhe perimet tjera. Ky akter i tregut aktualisht kanë të punësuar 4 punonjës me orar të plotë dhe 3 punonjës sezonal. Përfituesit përfundimtarë të këtij intervenimi janë gratë e zonave rurale që kultivojnë perime. Nga këto gra, 7 prej tyre janë nëna vetushqyese që sigurojnë të ardhura për familjet e tyre.

Numri i përgjithshëm i përfituesve është mbi 70 gra. Me rritjen e kapaciteteve, kompania “Remzije Berisha B.I.” do të jetë në gjendje të rrisë prodhimin dhe shitjet, duke çuar në një qëndrueshmëri më të madhe ekonomike për gratë fermere bashkëpunuese dhe për familjet e tyre. /Kosova.info.

Go to TOP