Imeri: FSK, partnere e besueshme e NATO-s
Politologu Dorajet Imeri ka folur sot lidhur me rastin në veri të vendit, ku KFOR-i autorizoi FSK-në që të vendoste ekipe të Kërkim-Shpëtimit në zonën e liqenit të Ujmanit. Ai tha se ky veprim tregon se Ushtria e Kosovës është një partnere e besueshme e NATO-së.
“Kosova duhet sa më parë të përmbushë standardet për t’u anëtarësuar në NATO. Kosova po ngrit kapacitete të jashtëzakonshme,” tha Imeri për RTK Prime.
Ai theksoi gjithashtu se është gabim që rasti të politizohet.
