IKSHPK: Uji i Badocit nuk rekomandohet për pije për shkak të turbullirave

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se si pasojë e rritjes së vlerave të turbullirës në ujin e prodhuar nga fabrika për trajtimin e ujit “Badoc”, nuk rekomandohet për pije, deri në njoftimin e radhës.

IKSHPK thotë se në bashkëpunim me KRU “Prishtina” po e përcjellin nga afër situatën me ujë të pijshëm. /Kosova.info/


Go to TOP