Idrizi: Shumë projekte të realizuara, por ende ka punë për t’u bërë
Ditën e parë të fushatës elektorale për zgjedhjet e balotazhit të 9 nëntorit, kandidati i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, e nisi në bashkëbisedim me qytetarët. Ai tha se gjatë mandatit në krye të kësaj komune, ka realizuar shumë projekte, e megjithatë, u shpreh se ka edhe shumë të tjera që duhen përfunduar. Për këtë arsye, Idrizi kërkoi votën edhe për një mandat.
Ferit Idrizi, kandidat për kryetar komune nga PDK, ka hapur zyrtarisht fushatën 7-ditore për garën e balotazhit për kryetar të Komunës së Vushtrrisë.
Me energji të re, vizion të qartë dhe mbështetje të gjerë qytetare, siç tha Idrizi synon të vazhdojë projektet e nisura dhe të sjellë zhvillim të qëndrueshëm për komunën.
“Në qytetin e Vushtrrisë janë realizuar projekte të cilat nuk janë realizuar asnjëherë”, tha Ferid Idrizi, kandidat për kryetar të Vushtrrisë nga PDK.
Ai ka thënë se në planin katër vjeçar, sa i përket infrastrukturës në Vushtrri, janë prezantuar e që do ta bëjnë qytetin më qasshëm dhe më të lehtë për qarkullim.
Ai tha se një fokus të veçantë do ta kenë të rinjtë e kësaj komune.
“Investimi tek të rinj e të reja”, shtoi ai.
Një shtyllë veçantë në plan-programin e PDK-së, shtoi Idrizi është edhe avancimi i gruas në komunën e Vushtrrisë, duke thënë se mbështetja ndaj tyre do të jetë prioritet në mandatin e ardhshëm katër vjeçar.
