Ia hakojnë Instagramin dhe ia fshijnë fotografitë, reagon Genta Ismajli: Ju kërkoj falje për çdo mesazh që keni marrë nga unë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, ka qenë pre e një sulmi kibernetik së fundmi.

Kjo pasi asaj i kanë hyrë në Instagram persona të paautorizuar, të cilët i kanë fshirë fotografitë e saj dhe iu kanë dërguar mesazhe të tjerëve.

Ismajli pati një sqarim për të gjithë ndjekësit e saj në InstaStory të mërkurën, ku iu kërkoj falje nëse pa dashje iu është dërguar ndonjë mesazh i padëshiruar nga ajo.

“Pas një problemi me Instagram, ku më saktë Instagrami im është keqpërdorur dhe janë fshirë disa nga fotografitë e mia dhe shumë njerëz kanë marrë mesazhe nga më të ndryshmet, unë ju kërkoj falje për çdo mesazh që keni marrë gjatë kësaj kohe. Faleminderit miqve të mi që më në fund ma kthyen Instagramin, me dashuri Genta”, ka shkruar këngëtarja nga Gjilani në Instagram.

Foto: Genta Ismajli/InstaStory

E njëjta është duke shijuar ditët e saj të fundit të shtatzënisë, pasi ndodhet në pritjen e ëmbël të binjakëve.

Ajo dhe partneri i saj, Huseyin Usta, kanë njoftuar se janë tashmë në pritje të një djali dhe vajze, të cilët do të vijnë shumë shpejt në jetë. 

Go to TOP