SPORT

I shtati në karrierë – Lionel Messi fiton Topin e Artë për vitin 2021

Lionel Messi është fitues i çmimit më të madh individual që u ndahet futbollistëve për vitin 2021 – Topi i Artë. 

I përfshirë në garë me konkurrentë të shumtë, renditja e njëzet prej të cilëve u publikua më herët, kurse gjatë ceremonisë u tregua edhe lista e top-10, ai arriti ta kryesonte këtë listë. 

Dhe në ceremoninë madhështore të zhvilluar në ‘Theatre du Chatelet’ në Paris të Francës, e fitoi çmimin më prestigjioz, Topi i Artë, i cili ndahet nga France Football. 

Kjo është hera e shtatë në karrierën e tij të jashtëzakonshme që superylli argjentinas e fiton këtë çmim dhe tashmë ka dy trofe më shumë se rivali i tij i përbetuar, Cristiano Ronaldo… 

Shfaq më shumë
//cdrvrs.com/4/3473483