I dyshuari për vrasjen e “Radullës” në Prishtinë në arrati, policia në kërkim
Një vrasje ka ndodhur mbrëmë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, ku viktimë ka mbetur Agron Hajdari.
Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari për rastin, i njohur me nofkën “Radulla”, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht ndodhet në arrati.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është në kërkim dhe është larguar në drejtim të panjohur, ndërsa hetimet për zbardhjen e rastit po vazhdojnë.
-Prishtinë 27.05.2026 – 20:30. Është raportuar për të shtëna me armë zjarri ku si pasojë viktima mashkull kosovar është qëlluar nga i dyshuari mashkull kosovar i cili është larguar në drejtim të panjohur dhe ndodhet në kërkim policor. Të gjitha njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.
