“Hyjnesha dardane”: Festivali poetik në Prishtinë nderon krijuesit dhe promovon librin e Arif Bozaxhi
Sot në Prishtinë, në studion “Buzuku”, u mbajt festivali poetik “Hyjnesha dardane”, ku poetë të shumtë lexuan krijimet e tyre, ndërsa u promovua edhe libri “Planeti i Dashurisë” i autorit të njohur Arif Bozaxhi.
Gjatë këtij aktiviteti, juria e përbërë nga Abdullah Zeneli, Flora Peci dhe Fatmir Halimi ndau tri çmime për poezitë më të mira, që shkuan për Liza Brozin nga Lezha, Adem Xheladinin nga Kërçova dhe Shefqete Gosalcin nga Prishtina.
Në kuadër të festivalit u ndanë gjithashtu tri mirënjohje për shkrimtarët Viktor Gjikolaj, Kismete Hyseni dhe Mevlyde Mezini Saraçi. Festivali gjithashtu përfshiu debutimin e talenteve të rinj, për të cilët u ndanë vlerësime inkurajuese.
Ky aktivitet u mbështet financiarisht nga Komuna e Prishtinës, Drejtoria për Kulturë, ndërsa TV Jupiter-i dhe Lan Qyqalla ishin partnerë të rëndësishëm në mbarëvajtjen e këtij eventi. /Kosova.info/