Kosova.info

Huawei mund të lançojë një telefon të palosshëm për të rivalizuar Samsung Galaxy Z Flip 3

Huawei tashmë është futur në garën e telefonave të palosshëm me Huawei Mate Xs dhe Mate X2, por mund të ndryshojë drejtim me përpjekjen e radhës: thashethemet më të fundit janë se Huawei së shpejti do të lansojë një pajisje që mund të rivalizojë Samsung Galaxy Z Flip 3. 

Ky lajm vjen nëpërmjet burimeve në platformën kineze të mediave sociale Weibo (nëpërmjet Notebookcheck.net), dhe prodhimi masiv me sa duket ka filluar tashmë në telefonin e ri. 

Kjo do të thotë se mund të zbulohet zyrtarisht para fundit të vitit. 

Nuk ka më shumë informacione se si do të duket ky telefon dhe i vetmi detaj është se telefoni i palosshëm do të vijë me një dizajn të mirë dhe një skemë “të pasur” ngjyrash. 

Duket sikur telefoni inteligjent i ri do të bëhet për të tërhequr vëmendjen. 

Kjo nuk është hera e parë që kemi dëgjuar thashethemet për një telefon të palosshëm Huawei ndërkohë që rrjedhjet e fundit kanë sugjeruar që celulari i ardhshëm mund të quhet Huawei Mate V kur të shfaqet. 

Për shkak të kufizimeve të vazhdueshme tregtare që SHBA po i vendos Huawei-t, ajo do të duhet të kënaqet me teknologjinë 4G për momentin. 

Huawei Mate V mund të funksionojë me një version 4G të Snapdragon 888 kur të bëjë debutimin e tij. 

escort mersin - izmir escort