Hoxhaj nga tubimi në Prishtinë: Kjo është forca që sjell ndryshimin
Kandidati për deputet nga PDK-ja, Enver Hoxhaj, ka publikuar fotografi me qytetarë dhe mbështetës të partisë para nisjes së tubimit qendror të PDK-së në Prishtinë.
Në postimin e tij në rrjetet sociale, Hoxhaj ka vlerësuar mbështetjen e qytetarëve, duke e cilësuar atë si forcën që sjell ndryshimin.
“Para tubimit të madh ❤️ mes njerëzve që nuk janë dorëzuar kurrë për Kosovën. Kjo është forca që sjell ndryshimin”, ka shkruar Hoxhaj.
Fotografitë e publikuara e shfaqin atë mes dhjetëra mbështetësve që janë mbledhur në kryeqytet për t’iu bashkuar tubimit përmbyllës të fushatës së PDK-së, një ditë para zgjedhjeve të 7 qershorit.
Në këtë fushatë zgjedhore, Hoxhaj garon për deputet me numrin 10 në listën e PDK-së me numër 125.
